Real Betisi ia kërkon një lojtar Barçës në vend të dritës së gjelbër për Roquen

SEVILLE, SPAIN - SEPTEMBER 13: Vitor Roque of Real Betis celebrates after scoring the teams second goal during the LaLiga match between Real Betis Balompie and CD Leganes at Estadio Benito Villamarin on September 13, 2024 in Seville, Spain. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
Prishtinë | 27 Shk 2025 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është pajtuar me një marrëveshje për shitjen e Vitor Roques në Brazil, vetëm pas një viti të ardhjes së tij në Spanjë, por ka mbetur vetëm një gjë që mundon para se të finalizohet e tërë marrëveshja – drita e gjelbër nga Real Betisi.

Real Betisi e ka në huazim 19-vjeçarin deri në fund të sezonit dhe e kanë mundësinë e blerjes së tij dhe po ashtu vazhdimin e huazimit.

Palmerias do të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij dhe pesë të tjera në bonuse, derisa Barcelona do të mbajë 20% të shitjes së tij në të ardhmen.

Pasi La Liga fillimisht e ndaloi këtë marrëveshje, ishte Barcelona që mori dritën e gjelbër nga FIFA për shitjen e brazilianit.

Megjithatë, Barcelonës i duhet që të merret vesh me Betisin për ta ndërprerë huazimin para kohe, në mënyrë që marrëveshja të kryhet.

Barcelona ia ofroi Betisit edhe 30% shtesë për lojtarin Ez Abde, me klubin nga Sevilla që ka vetëm 50% të kartonit të tij.

Por, sipas “Mundo Deportivos”, Betisi dëshiron lojarin që Barcelona nuk po e përdorë shumë këtë sezon, Pau Victorin.

Kur qarkulluan lajmet se Victor nuk mund të regjistrohet nga Barcelona, Betisi ishte i interesuar për një huazim.

Tani, ata janë më të interesuar për një gjë të tillë, madje dhe me mundësi blerje – një marëveshje si kjo që mund të niste nga kjo verë.

Limiti kohor për këtë “kaos” të përfundojë do të jetë kjo e premte, kur do të mbyllet edhe zyrtarisht afati kalimtar dimëror në Brazil./GazetaExpress/

Të ngjashme