Real Madrid mësyn dyshen italiane

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Trajneri  Carlo Ancelotti, i ka dhënë klubit të tij një listë me tre lojtarë që mund të frymëzojnë ekipin e tij sezonin e ardhshëm, sipas gazetës Sport.

Këtu përfshihen mesfushori i  Sassuolos, Manuel Locatelli, Nicolò Barella i Interit dhe talenti i Leeds United, Kalvin Phillips.

Nga treshja, dy prej tyre aktualisht luajnë në Serie A dhe po luajnë për Italinë në Euro 2020, raporton Football Italia, përcjell Klankosova.tv.

Ka shumë konkurrencë për Locatellin e Sassuolos, pasi që Juventusi dhe PSG gjithashtu duan të zotërojnë shërbimet e lojtarit.

Interi nuk ka ndërmend të lirojë Barelën dhe e konsideron atë të jetë një kapiten i ardhshëm i skuadrës fituese të Serie A-së.

Kandidati më i mundshëm për Ancelottin në Real Madrid është Phillips, i cili tashmë ka bërë përshtypje në ndeshjen e Anglisë kundër Kroacisë në Euro 2020.

25 vjeçari është gjithashtu shumë i shkathët dhe mund të mbulojë disa role të ndryshme në mesfushë apo edhe në mbrojtje.

Të ngjashme