Real Madrid rikthen talentin argjentinas Nico Paz pas ofertave të majme nga Premier League

Prishtinë | 17 Tet 2025 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid ka vendosur të rikthejë në skuadër talentin argjentinas, Nico Paz, pas refuzimit të disa ofertave të majme nga klubet e Ligës Premier, të gatshme të paguanin deri në 70 milionë euro për shërbimet e tij.

Mesfushori ofensiv po kalon një sezon të shkëlqyer te Como, ku ka shfaqur rritje të dukshme nën drejtimin e stafit italian, por qëllimi i tij ka qenë gjithmonë i qartë: përgatitja për rikthimin në “Santiago Bernabeu”.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid dhe Como kanë rënë dakord që rikthimi i Paz të ndodhë verën e ardhshme, me një shumë simbolike rreth 10 milionë euro, si shenjë mirënjohjeje për zhvillimin që lojtari ka pasur në Itali.

Në Madrid janë të vendosur: “Nico Paz nuk ka çmim – është pjesë e së ardhmes së klubit”.

Argjentinasi ishte objekt i interesimit të madh nga Tottenhami, që ishin të gatshëm të paguanin mbi 50 milionë euro, por as Reali e as Como nuk e lejuan të largohet.

Të ngjashme