Real Madridi dëshiron të transferojë Areolan

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi po synon të transferojë portierin francez të Paris Saint-Germainit, Alphonse Areola, njofton gazeta “AS”, transmeton Koha.net.

Areola është i huazuar te Reali nga Parisi, por klubi madrilen shpreson ta bëjë transferimin e plotë të tij në verë. Parisi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Areolan. Areola këtë stinor ka luajtur në 12 ndeshje në të gjitha garat. Ai te Reali është rezervist i belgut Thibaut Courtois.

Të ngjashme