Real Madridi do ta padisë Interin në UEFA

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 16:34 | Nga

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, raportohet se do ta padisë Interin në UEFA për shkak të bisedimeve që këta të fundit i kanë mbajtur me mesfushorin e klubit madrilen, Luka Modric.

Thuhet se kroati dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe Interi është i gatshëm ta blejë atë tani që kanë bërë bisedimet fillestare me lojtarin. Modrici do të bisedojë edhe me presidentin e klubit spanjoll, Florentino Perez, për të sqaruar të ardhmen e tij në klub, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të këtyre bisedimeve që Interi ka zhvilluar me Modricin, Real Madridi do t’i padisë ata në UEFA. Drejtuesit e klubit madrilen janë shumë të zemëruar me sjelljen e zikaltërve dhe mendojnë se ky veprim i shkel rregullat e UEFA për transferime.

Thuhet se Interi do të përdorë nga sponsorët dhe pronarët për të transferuar kroatin, por kjo gjë nuk lejohet sipas rregullave të UEFA-s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme