Real Madridi gabon ndaj Elches, barazim që e mban në vendin e dytë në La Liga

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 ndaj Elches si mysafir në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Edhe pse mbretërit ishin në epërsi të parët nuk arritën ta ruanin.

Real Madridi rrezikoi i pari me Toni Kroos, por që goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Emiliano Rigoni i Elches rrezikoi në minutën e 10-të por Thibaut Courtois bëri pritje të madhe.

Marcelo kishte rastin më të mirë në fillimin e ndeshje, duke goditur shtyllën në minutën e 13-të.

Nuk vonoi shumë dhe Reali e gjeti golin. Marco Asension gjuan bukur nga distanca, por goditja e tij qëllon shtyllën dhe nga topi i kthyer përfiton Luka Modric që me një goditje me kokë shënon për 1-0.

Pjesa e parë krejt cka solli tjetër ishte një pretendim për penallti i Real Madridit, por që pas shikimit të VAR nuk u akordua.

Zinedine Zidane edhe pse bëri disa zëvendësime, nuk mundi të marr më shum se një barazim, që e mban në vendin e dytë me 33 pikë, dy më pak se Atletico Madrid, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme