Ekonomia Online
FUNDIT

Real Madridi hidhet në sulm me të gjitha forcat për Zaniolon

Real Madridi hidhet në sulm me të gjitha forcat për Zaniolon

Real Madridi thuhet se po planifikon të shkojë ‘all-in’ për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo, i cili do të kushtojë të paktën 50 milionë euro. Zaniolo rifilloi stërvitjen më herët këtë javë, por edhe përkundër lëndimit që e mbajti jashtë fushave për shumë muaj, italiani pëlqehet nga shumë klube të mëdha. Sipas mediumit spanjoll Todofichajes.com, […]

Real Madridi thuhet se po planifikon të shkojë ‘all-in’ për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo, i cili do të kushtojë të paktën 50 milionë euro.

Zaniolo rifilloi stërvitjen më herët këtë javë, por edhe përkundër lëndimit që e mbajti jashtë fushave për shumë muaj, italiani pëlqehet nga shumë klube të mëdha.

Sipas mediumit spanjoll Todofichajes.com, 21-vjeçari italian së shpejti mund të bëhet lojtar i Real Madridit, pasi pëlqehet shumë nga Mbretërit.


Roma në borxhe të mëdha, pritet shitja e dy yjeve Zaniolo dhe Pellegrini
Kjo për shkak se, Los Blancos do të bëjnë ‘gjithçka që munden’ për ta sjellë atë në sezonin e ardhshëm, duke rivalizuar Juventusin për nënshkrimin e tij.

Skuadra e Zinedine Zidane ka ndryshuar politikën e tyre të transferimeve në sezonet e fundit, duke u përqendruar më shumë te lojtarët e rinj premtues.



Roma refuzon ofertën e parë të Juventusit për Zaniolon
Me gjithë problemet financiare të Romës, italianët mund të kërkojnë shumë para për lojtarin pasi ai ka të mbetura edhe katër vjet në kontratën e tij.

Në këtë rast, Todofichajes pretendon se Real Madridi do të duhet të paguajë ‘minimumi 50 milionë euro’ për yllin e Italisë.

Të ngjashme