Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt vazhdon të mbetet në listën e dëshirave të klubit spanjoll, Real Madridit.
Qendërmbrojtësi holandez ka luftuar për tu vendosur në skuadrën e Juventusit që nga transferimi nga Ajaxi një vit më parë për 75 milionë euro.
Megjithatë, forma e tij nuk ka qenë më e mira duke mbetur shpeshherë edhe në bankën rezervë dhe një largim nga Juventusi mund të ndodh këtë verë.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Real Madridi po shqyrton një sulm për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, De Ligt.
Los Blancos po kërkojnë të forcojnë mbrojtjen e tyre, pasi kanë shqetësime për moshën e Sergio Ramos dhe vëllimin e ndeshjeve të luajtura nga Raphael Varane.
20-vjeçari holandez po konsiderohet zgjidhje e parë së bashku me mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Reali mund të ketë edhe ndihmën e agjentit të De Ligt, Mino Raiola, për të mundësuar arritjen e marrëveshjes.