Real Madridi në bisedime për Letican

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 13:21 | Nga

Real Madridi ka nisur bisedimet me Hajduk Splitin për transferimin e mundshëm të portierit të ri, Karlo Letica, që po quhet “Jan Oblaku i ri”.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Real Madridi ka kontaktuar agjentin e Leticas dhe po planifikon të sjellë portierin 21-vjeçar, ndërsa në të ka gjetur një alternativë ideale.

Reprezentuesi i U-21 të Kroacisë, Letica, ka mbajtur gjashtë herë portën e pastër në nëntë ndeshje në ligë këtë stinor dhe ai po krahasohet me portierin e Atletico Madridit, sllovenin Oblak, pasi ka shtatlartësi prej 202 centimetrash.

Ardhja e tij do të përforconte zhvendosjen e Realit te transferimi i të rinjve, pas transferimit të mëhershëm të emrave si Marco Asensio, Dani Cebalos, Theo Hernandez dhe Martin Odegaard.

Letica të shtunën ishte hero i skuadrës së tij Hajduk, kur shënoi me kokë në çastet e fundit të ndeshjes, duke i siguruar Hajdukut fitore 3:2 në shtëpi ndaj Istras.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme