Real Madridi rrëmben kreun në La Liga

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi e ka mposhtur 3-0 në udhëtim Cadizin. Los Blancos kanë shkuar në kuotën e 70 pikëve, duke rrëmbyer kreun në La Liga.

Pas barazimit me Getafen, Real Madridi ka gjetur fitoren në La Liga.

Të besuarit e Zinedine Zidane kanë triumfuar 3-0 në udhëtim te Cadiz, të tre golat u shënuan në pjesën e parë.

Karim Benzema shkëlqeu me dy gola, sezoni i tretë me radhë që shënon të paktën 20 gola në La Liga – aktualisht numëron 21.

Golin tjetër e realizoi Alvaro Odriozola.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 70 pikëve dhe ka rrëmbyer pozitën e parë, me pikë të barabarta me Atletico Madridin, që të enjten luan me Huescan.

Të enjten do të luajë edhe Barcelona, që do të presë në “Camp Nou” Getafen.

Kjo sfidë do të zhvillohet nga ora 22:00. 

Të ngjashme