Futbollisti maroken, Ayoub Abou, tani është lojtari më i ri i Real Madridit për katër sezonet e ardhshme.
Lojtari 19-vjeçar kishte nënshkruar për Getafen korrikun e kaluar dhe tani është pjesë e ekipit të bardhë.
Kjo është konfirmuar nga agjencia që përfaqëson Ayoub Abou, “Media Base Sports”.
Ai braktisi grumbullimin e Getafes këtë mëngjes për të shkuar në “Valdebebas” dhe nënshkruar kontratën e tij të re. Ayoub i takonte “La Masia” (akademisë së Barcelonës) për 10 vite, luajti në kategoritë më të ulëta, te Porto dhe vitin e kaluar arriti promovimin me Ray Majadahonda në Divizionin e Dytë.
Pritet që më i ri të bashkohet në trajnimin alternativ me ekipin e parë në “Castilla”.