Mbrojtësi spanjoll mund ta nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare me liderin e La Ligas Real Madridi nuk dëshiron ta lë të largohet Sergio Ramosin. Gjiganti spanjoll madje e ka bërë gati një kontratë të re dyvjeçare për veteranin e mbrojtjes. Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “AS”, përcjell Gazeta Express. Qendërmbrojtësi stabil ka kontratë […]
Reali dhe Ramosi ”merren” vesh

Mbrojtësi spanjoll mund ta nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare me liderin e La Ligas
Real Madridi nuk dëshiron ta lë të largohet Sergio Ramosin.
Gjiganti spanjoll madje e ka bërë gati një kontratë të re dyvjeçare për veteranin e mbrojtjes.
Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “AS”, përcjell Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi stabil ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2021.
Mirëpo, palët mund ta arrijnë shumë shpejt marrëveshjen për vazhdimin e saj për dy vjet të tjerë.
Ramos është njëri prej legjendave të Realit.
Krahas sigurisë në mbrojtje, të cilën e ka shfaqur tash e sa vite, ai ka kontribuuar edhe me gola të rëndësishëm për “Los Blancos”.











