Lojtarët e ftuar nga Zidane për ndeshjen e Realit kundër Liverpoolit

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Megjithëse se pati shumë shpresa se Eden Hazard do të ishte në gjendje të luante rol sado të vogël në ndeshjen e parë çerekfinale të Real Madridit kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, trajneri Zinedine Zidane nuk e ka ftuar fare belgun për takimin e së martës.

Real Madridi e pret Liverpoolin në stadiumin “Alfredo di Stefano” në Madrid, të martën në orën 21:00.

Vendimi i francezit ka të bëjë me problemet e vazhdueshme dhe të gjata të Hazardit me gjendjen fizike, duke parë se i ka pasur disa lëndime këtë sezon.

Përveç mungesës së belgut, një mungesë tjetër e madhe që dihet tashmë është Sergio Ramos, i cili është i lënduar.

Ndërkohë, nga lëndimi është rikthyer Fede Valverde dhe do të jetë pjesë e skuadrës.

Lista e plotë e të ftuarve nga Zidane:

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Diego Altube.

Mbrojtës: Eder Militao, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Alvaro Odriozola, Ferland Mendy.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco, Sergio Arribas.

Sulmues: Karim Benzema, Marco Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius, Mariano Diaz, Rodrygo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme