“Bale ndoshta mund të kthehet në Madrid, por nuk besoj se e do Zidane”

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Bale, ka folur për të ardhmen e Uellsianit.

Disa muaj pas transferimit në Tottenham, Bale vazhdon të jetë pothuajse në situatë siç ishte për disa vite te Real Madridi me Zinedine Zidane, duke qëndruar më shumë në stol se sa në fushë.

Ai nuk e ka bindur as Jose Mourinhos dhe deri më tani, nuk ka pasur shumë minuta në këmbët e tij.

Tashmë ka nisur të diskutohet për të ardhmen e uellsianit, nëse do ta blejë Tottenham apo do të rikthehet në Madrid.

“Nuk do të ishte problem rikthimi i tij në Madrid. Duhet të vendos nëse ka nevojë që të kthehet, nëse mund të luajë për Realin e gjitha këto. Por duhet ta pyesni zotëri Zidanin nëse e do, edhe pse nuk e besoj”, tha agjenti i Bale.

“Çfarë mendon Zidane? Nuk e di. E vërteta është që nuk e di as nëse janë përshëndet. Nuk më ka interesuar që ta pyes, dhe as nuk do ta bëj tani”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme