Zidane pas fitores kundër Liverpoolit: Çfarë po bëjnë lojtarët e mi është e jashtëzakonshme

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka lartësuar lojtarët e vet, pas fitores së Madridit 3:1 kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën.

Vinicius Junior me dy gola dhe Marcos Asensio me një ia siguruan Madridit një fitore të lehtë në Alfredo Di Stefano, por goli i Mohamed Salah në pjesën e dytë e mban Liverpoolin ende në lojë.

Kjo fitore i jep Madridit një epërsi komanduese para ndeshjes së kthimit në Anfield javën e ardhshme.

“Ne nuk kemi fituar asgjë. Jemi të lumtur me atë që po e bëjmë. Ajo që lojtarët janë duke e bërë është e jashtëzakonshme, duke i pasur parasysh vështirësitë që i kanë pasur”, tha Zidane pas ndeshjes.

Ndër vështirësitë ishte mungesa e Raphael Varane, i infektuar me koronavirus ditën e ndeshjes.

“Ne nuk ndryshuam asgjë. Thjesht e futëm Eder Militanon në vend të Varane dhe i qëndruam besnik formacionit 4-3-3”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme