Reali do t’i shesë në ankand fanellat e lojtarëve për ndeshjen kundër Eibarit

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Fanellat që do t’i mbajnë veshur lojtarët e Real Madridit për ndeshjen kundër Eibarit do të shiten në ankand, ndërsa të gjitha paratë e fituara do të shkojnë në fondacionin e klubit për bamirësi.

Pas një pauze prej tre muajsh, La Liga e filloi kampionatin për sezonin 2019/20 të enjten, ndërsa ndeshja e parë e Real Madridit do të zhvillohet të dielën, kundër Eibarit në Santiago Bernabeu.

Reali do t’i shesë në ankand fanellat e lojtarëve për ndeshjen kundër Eibarit

Sapo të nisë kjo ndeshje, tifozët e klubit madrilen do të mundë të bëjnë oferta në ankandin online për blerjen e fanellës së secilit lojtar, ndërsa ankandi do të qëndrojë i hapur për tre ditë radhazi.

Fanellat do t’u largohen fituesve pikërisht në gjendjen në të cilën janë kur gjyqtari i ndeshjes e sinjalizon fundin e ndeshjes.

Megjithatë, për t’u siguruar që të mos ketë ADN apo baktere në ato fanella, ato do të skanohen me rreze ultravjollcë – teknikë kjo që është përdorur më parë nga disa klubeve angleze dhe nga ekipi kombëtar i Kroacisë.

Fondacioni i Real  Madridit për bamirësi merret me disa projekte të ndryshme, veçanërisht me përkrahjen e shkollave sociale-sportive në regjionin Castilla – La Mancha. 

Të ngjashme