Mesfushori belg mund të largohet nga Manchester City gjatë verës së ardhshme.
Real Madridi është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Don Balon”.
Përfaqësuesi belg e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga “Etihad Stadium” nëse kampioni anglez nuk e fiton Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Reali, ndërkohë, do të ishte i gatshëm t’i ofrojë 150 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e De Bruynet.
Ky i fundit ka thënë se vitet e fundit të karrierës dëshiron t’i kalojë në Belgjikë.
Krahas tij, Reali ka shfaqur interesim edhe për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.