Unitedi e tepron, kërkon shumë marramendëse për De Gean

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 16:09 | Nga

Manchester United do të lejojë largimin e David de Geas, nëse merr ofertën e duhur nga Real Madrid

Gjiganti spanjoll, Real Madrid edhe një herë tjetër ka hyrë në garë për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.

Lojtari dëshiron largimin dhe Unitedi është i gatshëm ta shes, nëse merr ofertën e duhur.

Unitedi për shërbimet e spanjollit kërkojnë 130 milionë euro, shumë të cilën Reali nuk dëshiron ta paguajë, shkruan Sport.

Kështu madrilenët preferojnë të presin deri në verën e vitit 2019, kur edhe skadon kontrata e De Geas me Unitedin.

Në anën tjetër, anglezet janë gati t’i ofrojnë kontratë të re spanjollit, për ta mbajtur edhe një kohë të gjatë në Old Trafford.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme