Argjentinasi Mauricio Pochettino mund të jetë zëvendësuesi i Zinedine Zidanet në rolin e trajnerit te Real Madridi. Klubi nga Madridi raportohet se është në kontakte me Pochettinon pas formës së dobët të ekipit në ndeshjet e fundit nën urdhrat e Zidanet. Presioni ndaj francezit Zidane është rritur këtë javë pas humbjes nga Shakhtari në Ligën […]
Reali e do Pochettinon zëvendësues të Zidanet

Argjentinasi Mauricio Pochettino mund të jetë zëvendësuesi i Zinedine Zidanet në rolin e trajnerit te Real Madridi.
Klubi nga Madridi raportohet se është në kontakte me Pochettinon pas formës së dobët të ekipit në ndeshjet e fundit nën urdhrat e Zidanet.
Presioni ndaj francezit Zidane është rritur këtë javë pas humbjes nga Shakhtari në Ligën e Kampionëve.
Pochettino, që është trajner i lirë që nga largimi prej Tottenhamit, është kandidati kryesor. Sipas “Sport”, palët tashmë kanë vënë kontaktet e para.











