Mbrojtësi i Portos, Eder Militao, është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos. 20-vjeçari, i transferuar në Portugali verën e shkuar nga Sao Paolo për 4 milionë euro, ndiqet nga ekipet më të mira të Premier League-s si dhe nga Real Madridi.
Pikërisht këta të fundit duket se kanë vendosur që të paguajnë klauzolën e largimit të mbrojtësit, e cila është 50 milionë euro. Sipas medieve portugeze, Porto nuk dëshiron që të humbasë shërbimet e brazilianit për një shumë të tillë, ndaj dhe presidenti i klubit insiston që mbrojtësi të rinovojë sërish, duke rritur edhe vlerën e klauzolës në 75 milionë euro.