Harry Kane mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë, kjo pasi ka tërhequr vëmendjen e gjigantit spanjoll, Real Madrid.
Goal raporton se “Mbretërit” janë të gatshëm të thyejnë rekordin botëror për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar anglez.
Sipas këtyre raporteve thuhet se Reali është i gatshëm të ofrojë 226 milionë euro, 4 milionë euro më shumë se që pagoi PSG-ja për transferimin e Neymarit.
Kane ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon me Tottenhamin, duke shënuar 20 gola në Premier Ligë, që e bën golashënuesin më të mirë në ligë me dy gola më shumë se ndjekësi i parë Mohamed Salah.