Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi.
Real Madridi tashmë ka gjetur zëvendësuesin e mundshëm të Gareth Bale, Cristiano Ronaldos e Karim Benzemas.
Ai është Alvaro Morata, i cili u rikthye nga Juventusi në ‘Santiago Bernabeu’ për 30 milionë euro dhe do të jetë shumë i dobishëm për Zinedine Zidane, i cili do të tentojë që të bëjë rrotacione me BBC, për t’i pushuar, apo edhe në raste lëndimi.
Të njëjtën gjë e dëshiron edhe Barcelona, një sulmues që do të ndihmonte MSN-në.
Gabriel Jesusin, Gabigol dhe tani edhe Luan, janë tre talentët brazilian që kërkohen nga kampionët e la Ligës. Për Gabriel Jesusin tashmë thuhet se ka arritur marrëveshje me Manchester City, derisa Gabigol po kërkohet edhe nga Interi e Juventusi.
Mandzukic e Gomez, gjithashtu janë opsione të mundshme për sulmin e katalunasve.
Barcelona ka bërë të ditur se nuk do ta nis sezonin e ri pa një sulmues dhe për këtë do të mundohen që deri me 31 gusht të sjellin në ‘Camop Nou’ zëvendësimin e MSN-së.
Në anën tjetër, rivali i Barcelonës e Realit, Atletico Madridi, ka transferuar një sulmues, ai është Gameiro, lojtar për të cilin flitej se kërkohej edhe nga Barcelona.
Sevilla, Bilbao e Villarreal gjithashtu kanë transferuar sulmues në këtë afat kalimtar, çka do të thotë se deri më tani vetëm Barcelona është skuadra e cila nuk ka një zëvendësues të mundshëm të MSN’së, të cilin do të tentojë ta sjell në ‘Camp Nou’ deri me 31 gusht.