Qendërmbrojtësi romak, Kostas Manolas, ka ngjallur interesimin e Real Madridit, klub ky që e sheh si zëvendësim afat-gjatë të kapitenit Sergio Ramos.
Sipas Don Balon, presidenti Florentino Perez po i diskuton transferet potenciale në dimër me trajnerin Santiago Solari, ndërkaq mbrojtësi grek gjendet lart në listën e dëshirave të tyre.
Manolas vlerësohet aktualisht 60 milionë euro, dhe konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë, e që mund të luajë rol në transferimin e tij te kampionët e botës.
https://youtu.be/Yiiz0V3gtvQ