Realizohet fluturimi i parë direkt Paris-Prishtinë

Prishtinë | 01 Tet 2016 | 20:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka aterruar aeroplani i parë i linjës direkte nga kryeqyteti francez, Paris.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ishin ndër udhëtarët që arritën në Sllatinë, me kompaninë ajrore “easyJet”.

“Me anë të programit stimulues qe u dedikohet kompanive ajrore, kemi arritur që brenda një kohe mjaft të shkurtër të shtojmë disa linja të reja ajrore dhe t’i forcojmë ato ekzistuese. Me formimin e këtyre lidhjeve, ne po tentojmë që t’u japim mundësi më të shumta udhëtarëve tanë, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi”, ka thënë drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.

“Kjo është një linjë e rëndësishme që lidh Kosovën me njërën ndër kryeqendrat më të rëndësishme europiane, Parisin”, tha Kokturk.

Gjatë këtij muaji, “easyJet” do të fluturojë nga Prishtina për në Paris një herë në javë, të shtunave, ndërsa që nga 2 nëntori do të ketë dy fluturime në javë, të mërkurave dhe të shtunave.

Për t’i pritur dy ambasadorët dhe udhëtarët e tjerë nga Parisi kishte dalë edhe ministri i Diasporës, Valon Murati.

Ai e ka konsideruar këtë ngjarje si një moment shumë të rëndësishëm për qytetarët kosovarë që jetojnë në Francë, si dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Francës në fushën e biznesit.

Ndërsa, ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi shpreson që kjo linjë të ndikojë në turizmin e qytetarëve si nga Kosova ashtu edhe nga Franca.

Edhe ambasadori francez ka mirëpritur lëshimin e këtij fluturimi direkt. Ai tha se mirëpret shqiptarët ta vizitojnë Parisin dhe Francën.

Qytetarë të intervistuar nga Ekonomia Online janë shprehur të kënaqur që Kosova po lidhet me fluturim direkt me “kryeqytetin e Evropës”, sikur e quan shumëkush Parisin.

“Është shumë më lehtë. Përpara kemi udhëtu prej Shkupit, natën kemi shku e natën jemi kthy. Jemi shumë të gëzuar, shyqyr që u bë kjo punë”, tha një qytetar, i cili kishte shfrytëzuar udhëtimin e parë të “easyJet”.

“Qe 40 vjet kemi heq nëpër Turqia e andej-këndej”, tha një qytetar, i cili u shpreh i mllefosur që një linjë direkte Paris-Prishtinë-Paris po lëshohej me një vonesë kaq të madhe.

“Unë si qytetar i Kosovës ndihem mire për këtë linjë Prishtinë-Paris, Paris-Prishtinë”, tha një tjetër i intervistuar nga Ekonomia Online.

Kjo linjë pritet të shfrytëzohet edhe nga shtetasit e Shqipërisë. “Unë po vij nga Tirana e po udhëtoj për në Paris”, tha një qytetar nga shteti fqinj.

14522419_1540220529326651_178289289_o

14522436_1540220369326667_367119679_o

14489619_1540220459326658_2142544932_o

14522405_1540220409326663_1503745410_o

14424081_1540220319326672_1893644539_o

14488960_1540220302660007_435809985_o

Të ngjashme