Realizoi një eurogol, Xhaka deklarohet pas fitores në xhiron hapëse të sezonit të ri me Leverkusen

Prishtinë | 24 Gus 2024 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kosovar Granit Xhaka, ka qenë protagonist në fitoren e Bayer Leverkusenit në duel me Borussia Monchegldach.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë e nisi me fitore sezonin e ri në Bundesligën gjermane duke mundur në udhëtim Monchengladach (2-3).

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës pas vetëm 12 minutave lojë i shënoi një supergol ish-skuadrës së tij.

Ai thotë se për shkak të respektit që ka për Monchengadbach, nuk e ka festuar golin e shënuar.

“E di se si është të luash në këtë stadium, por ne bëmë gjithçka mirë në këtë ndeshje hapëse që ishte e veçantë. Topi erdhi tek unë në momentin e duhur dhe unë u desh të gjuaja menjëherë. Natyrisht, për shkak të respektit që kam ndaj tifozëve të Borussia Moenchengladbachut, nuk festova”, ka thënë Xhaka.

Ai thotë se synimi i skuadrës së tij që të luajë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin e ardhshëm.

“Ne duam të luajmë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin tjetër, por e rëndësishme është që hapi i parë ishte i duhuri”, ka deklaruar Xhaka pas ndeshjes.

Të ngjashme