Rebelët në Siri thonë se sulmet nga perëndimorët nuk ishin të mjaftueshme

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 14:24 | Nga

Opozita siriane ka reaguar pas sulmeve mbi Siri nga SHBA-ja, që i dolën në ndihmë edhe Britania e Madhe dhe Franca.

Ata thonë se sulmet e tyre nuk do të ndryshojnë rrjedhën e luftës shtatëvjeçare në Siri, pasi ushtria siriane ka thënë se do sulmojë edhe vende tjera, raporton Reuters.

Raketat nga SHBA, Franca e Britania, synonin parandalimin e armëve kimike të presidentit sirian Bashar al-Assad mbi popullin sirian. Por, rebelët dhe politikanë të opozitës thonë se fuqitë perëndimore duhet të sulmojnë edhe armët konvencionale të Assadit, të cilat kanë vrarë mijëra njerëz nga lufta që nisi në vitin 2011.

“Mbase regjimi nuk do përdorë armë kimike, por nuk heziton të përdorë armë tjera”,ka thënë kreu i opozitës, Nasr al-Hariri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme