Reçaku kërkon drejtësi, jo vajtorë politikë
(Drejtësi penale)
Serbia i vrau.
Drejtësia e Kosovës dhe drejtësia ndërkombëtare (UNMIK-u dhe EULEX-i)
e mbuluan krimin.
Për gati tri dekada:
asnjë aktakuzë,
asnjë proces gjyqësor,
asnjë përgjegjësi shtetërore për krimet e kryera nga Serbia në Reçak.
Politika e Kosovës e dënon masakrën vit pas viti.
Drejtësia e Kosovës refuzon ta ndjekë penalisht.
– Kosova nuk i heton vrasjet masive.
Pse?
– Kosova nuk i ndjek krimet e dokumentuara.
Pse?
– Drejtësia e Kosovës sillet sikur Reçaku është ngjarje historike,
e jo krim i pandëshkuar.
Pse?
Heshtja e drejtësisë është bashkëfajësi.
Dhe ai burrë nga Reçaku që sot ndërhyri në fjalimet politike për të kërkuar drejtësi…
ai nuk është “plak”, siç e quajnë mediat.
Ai ka emër.
Ka histori.
Ka të drejtë.
Ta quash “plak” është mënyrë për ta çarmatosur moralisht,
për ta nxjerrë nga sfera e drejtësisë
dhe për ta futur në folklor.
Reçaku nuk është folklor.
Është dosje e hapur penale.
P.S.
Presidentja shkoi në varreza me pallto të bardhë.
Pikëllimi ka tjetër ngjyrë.
AUTOKRITIKË
Kujt t’i qahem?
S’kam se kujt t’i qahem.
Pse?