Receta popullore që lufton infeksionet urinare

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Në kuzhinën e gjithsecilit prej nesh fshihen produkte të vogla, por që bëjnë mrekullia të mëdha.

Një prej syresh është edhe soda e bukës, në këtë artikull do ju njohim me një recetë të shpejtë dhe efektive kundër infeksionit urinar.

Sipas Fondacionit Kombëtar të Veshkave, 1 në 5 gra preken nga infeksionet urinare në një moment të jetës së tyre.

Për të mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit dhe baktereve që shkaktojnë këtë infeksion, ju këshillojmë recetën e mëposhtme dhe të përftoni nga vetitë alkaline të sodës së bukës.

Ju duhen 1 lugë gjellë sodë buke dhe 200 ml ujë. Tresni sodën në ujë dhe përziejeni vazhdimisht derisa të lidhen. Pijeni këtë pije dy herë në ditë për tre ditë rresht. Infeksioni urinar do të zhduket brenda pak ditësh.

Më poshtë ju njohim me 4 shkaqet e infeksioneve urinare tek femrat:

Mbajtja e urines
Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeksione. Mbajtja e urinës për 6 orë ose më shumë rrit rrezikun për prekjen nga infeksionet urinare, duke qenë se bakteri që kalon në fshikëz ka shumë kohë për t’u zhvilluar.

Dehidratimi
Konsumimi i shumtë i ujit nuk shuan vetëm etjen, por parandalon edhe zhvillimin e infeksioneve urinare gjatë muajve të nxehtë, kur shumica prej nesh nuk hidratohen mjaftueshëm. Kur konsumojmë shumë ujë, mund të nxjerrim jashtë bakteret që shkaktojnë infeksione urinare.

Kontraceptivët
Nëse ndryshoni pilulat për kontrollin e lindjes, njohur gjerësisht si kontraceptivët, ndryshimi hormonal mund të çojë në ndryshim të baktereve në vaginë, duke rritur kështu rrezikun për zhvillimin e infeksioneve urinare. Përdorimi i diafragmave dhe spermicideve rrit gjithashtu rrezikun për prekjen nga infeksionet duke qenë se pengojnë në zbrazjen e plotë të fshikëzës së urinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme