Receta që do iu bëjë të mos sëmureni kurrë më

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 18:35 | Nga Ekonomia Online
Ditëve të fundit, njerëzit janë ata që janë përgjegjës për toksinat, kimikatet dhe stresin që përjetojnë të gjithë. Për t’u siguruar që të ruajmë mirëqenien dhe shëndetin e përgjithshëm, është shumë e rëndësishme që të detoksifikojmë trupin tonë kohë pas kohe.
Alga blu-jeshile, e njohur si spirulina, është burim i pasur i aminoacideve, antioksidantëve dhe enzimave. Dushi me spirulina do të ushqejë jo vetëm lëkurën tuaj, por gjithashtu do ta ringjallë atë.

Spirulina është e njohur për aftësinë e saj për eliminimin e toksinave nga qelizat tona dhe për t’i zëvendësuar ato me të tjera. Prandaj është gjithashtu në gjendje t’iu lehtësojë nga lodhja dhe dhimbjet e muskujve.

Krahas kësaj, spirulina bën që ju të jeni edhe më imun ndaj gripave apo virusëve të ndryshëm që mund t’iu kanosen në sezonën e tyre.

Spirulina ka një bazë shumë të fortë minerale, si kripërat e Epsom-it, kështu që kur ta shtoni në banjën tuaj ai formon një proces që njihet si osmozë e kundërt. Ky është proces në të cilin toksinat që janë të dëmshme për trupin tonë eliminohen nga ai.

Shtoni këta përbërës në vaskën tuaj:

  • 1/2-ta e filxhanit kripë deti
  • 1/2-ta e filxhanit spirulina, por së pari duhet të përzihet në një gotë me ujë
  • 5 pika të ndonjë vaji esencial, për shembull grejpfrut, bergamot apo gëlqere.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme