Reçica, 17-shi i PDK-së: Me Bedri Hamzën kryeministër, bizneset do të kenë përkrahjen që meritojnë

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka bërë të ditur se gjatë një takimi me bizneset në Greme është diskutuar për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Përmes një postimi publik, Reçica theksoi rëndësinë e fuqizimit të bizneseve si shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.

Ai u shpreh se me programin e Partia Demokratike e Kosovës dhe me Bedri Hamza në postin e kryeministrit, bizneset do të gëzojnë mbështetjen e nevojshme për zhvillim dhe zgjerim të aktiviteteve të tyre.

“Me bizneset e Gremes diskutuam për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Me programin e PDK-së dhe me Bedri Hamzën kryeministër, bizneset do të kenë përkrahjen që meritojnë”, ka deklaruar Reçica.

Sipas tij, forcimi i partneritetit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat mbetet një nga prioritetet kryesore për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Të ngjashme