Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në një takim Alessandra Roccasalvo, u.d përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë. Reçica dhe Roccasalvo biseduan rreth planit të punës dhe prioriteteve të MPMS-së për vitin 2019.
Gjithashtu, në takim u diskutua rreth projekteve të përbashkëta të MPMS-së dhe UNDP-së për këtë vit.
Ministri Reçica tha se projektet në masat aktive të tregut të punës mes UNDP-së dhe MPMS-së kanë treguar rezultate të prekshme për çka shprehi falënderimet për përkrahje të vazhdueshme.