Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se siguria dhe shëndeti i punëtorëve në vendin e punës është një shqetësimet e tij, pasi gjendja nuk është e mirë, raporton Ekonomia Online.
Gjatë përgjigjes në pyetjen e deputetes Ganimete Musliu, ministri Reçica tha se Inspektoriati i Punës ka vetëm 40 inspektorë. Ai njoftoi se këtë vit do t’i angazhojnë edhe 10 inspektorë të punës.
Reçica bëri të ditur janë në fazën e hartimit të Ligjit të ri, i cili do të zbatohet në praktikë permes direktivave të Bashkimit Evropian.
“Është një nga shqetësimet e mia që nga dita e parë e mandatit. Do të bëjmë përpjekje që sa më pak të ketë lëndime në punë. Inspektoriati realizon inspektime të rregullta. Inspektoriati i punës ka 40 inspektorë.
Inspektorati nuk kapaciete të mjaftueshme. Jemi në hartim të ligjit të ri. Duhet të kemi të qartë që gjendja e sigurisë dhe shëndetit në punë nuk është e mirë. Ka filluar licencimi i kompanimve që merren me sigurinë në vendin e punës”.
Jemi të vetëdijshëm që numri aktual i inspektorëve nuk është i mjaftushëm. Kemi planifikuar që këtë vit ti shtojmë edhe 10 inspektorë të punës. Do të jenë direktivat e BE-së që ligji të zbatohet në praktikë.
Reçica shtoi se duhet të ketë vetëdijësim të punëdhënësve dhe punëmarrësve.
“Është mirë që të kemi një vetëdijësim të punëdhënësve dhe punëmarrësve, në aspektin e respektimit të kontratave”.