Ministri në detyrë i mirëqenjes sociale ka shkruar Skender Reçica , në rrjetin e tij social Facebook, se janë bërë mbi 16.000 inspektime nga ana e Inspektoratrit të Punës në shërbim të mirëqenjes sociale dhe shëndetit në punë.
“Siguria dhe shëndeti në vendin e punës për punëtorët tanë është jetike dhe njëherit obligim i yni dhe objektiv kyç. Angazhimi ynë me përkushtim, me mbi 16.000 inspektime nga ana e Inspektoratit të Punës ka bërë që të kemi një realitet tjetër sa i përket respektimit të kritereve minimale për siguri dhe shëndet në vendin e punës, posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë.
Siguria dhe shëndeti në punë mbi të gjitha!” ka shkruar Reçica në Facebook.
Ministri në deryrë ka postuar edhe një video gjatë aktiviteteve të Inspektoratit.