Reçica nga Vitia: Energji, besim dhe vullnet për ndryshim me Bedri Hamzën kryeministër

Prishtinë | 18 Dhj 2025 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka vizituar komunën e Vitisë, ku është takuar me mbështetës dhe strukturat e PDK-së, në kuadër të angazhimeve elektorale të partisë.

Reçica theksoi atmosferën pozitive dhe mobilizimin e qytetarëve për ndryshim, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen e vendit.

“Në Viti, së bashku me kandidatin për deputet prof. Sylejman Berisha, mes mbështetësve dhe strukturave të PDK-së, energji, besim dhe vullnet për ndryshim me Bedri Hamzën kryeministër. Bashkë. Përpara.”, ka shkruar Reçica në postimin e tij.

Të ngjashme