Reçica: Për dy muaj, caktuam pensionin për viktimat e dhunës seksuale

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 17:27 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, pas deklaratave të deputetes Kusari-Lila që nuk është punuar për të drejtat ligjore të nënave lehona, për trajtimin e grave të dhunës seksuale gjatë luftës, tha se për dy muaj qeveria ka arritur një pension për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“U tha që qeveria nuk ka bërë asgjë për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale. Për një kohë të shkurtër për dy muaj në qeveri kemi marrë vendimin për përcaktimin e shumës se pensionit për atë kategori”, tha Reçica.

Ai tha se jo vetëm për nënat lehona që punojnë do të bëhet ligji, por do të bëhet edhe për nënat lehona që nuk janë në punë.

“Nuk duhet të bëhet brengë e jona në mungesë të buxhetit nataliteti. Ne punojmë që nënat lehona ta ketë vendin e merituar, jo vetëm ato që janë duke punuar por edhe ato që nuk janë në punë të marrin trajtimin e duhur”, tha Reçica.

 

Të ngjashme