Refuzohet ankesa për paraburgim të Mijallkovit për lëndën “Perandoria”

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Penal në kuadër të Gjykatës Themelore Shkup 1 ka refuzuar ankesën për shfuqizimin e paraburgimit për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, për lëndën !Perandoria”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke proceduar pas ankesës së mbrojtjes së të akuzuarit SH.M. të paraqitur kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për të pranuar propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekjen veprave penale që kanë të bëjnë dhe që rrjedhin nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve për caktimin e masës së paraburgimit për rastin e prokurorisë të quajtur “Perandoria”, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1 dje, mbajti një takim publik në praninë të palëve. Pas vlerësimit të fakteve dhe provave në ankesë, këshilli miratoi një vendim i cili hodhi poshtë ankesën dhe konfirmoi vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake”, thonë nga Këshilli Penal.

Për Mijallkovin ka katër akuza dhe për lëndët “Shënjestra-Fortesa”, “Tortura”, “Trezor” dhe “Titanik 2”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme