Kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë, Ilmi Reçica priti në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.
Kështu u bë e ditur nga njoftimi i Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim, u bisedua lidhur me përgatitjen e vizitës në Kosovë të Grupit të Miqësisë Slloveni – Kosovë, si dhe forcimin e mëtutjeshëm të raporteve parlamentare ndërmjet të dyja vendeve.