Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thanë se skema pensionale në Kosovë është diskriminuese.
Sipas tij, skema pensioale ka privuar nga e drejta e pensionit shumë qytetarë, raporton Ekonomia Online.
Reçia ka thënë se këto kritere të përcaktuara me ligjin për skemat pensionale të financuar nga shteti kanë shkaktuar probleme në realizimin e të drejtës në pension-kontributiv për shumë qytetarë të Kosovës:
“Kanë privuar nga e drejta për pension kontribut-pagues fillimisht rreth 17 mijë pensionistë (që tani pas njohjes së stazhit të punës të viteve 90-ta të personelit arsimor kanë mbetur rreth 11 mijë), të cilët në vitet 1990 – 99 regjimi serb i asaj kohe me dhunë i largoj nga vendet e tyre të punës e si pasojë nuk kanë arritur të përmbushin kriterin prej 15 vite kontribute dhe sot e kësaj dite marrin pension bazik të moshës në vend që të gëzojnë pensionin kontribut-pagues;
Gjithashtu ka qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët janë pensionist kontribut-pagues por njëkohësisht janë familjarë të familjes së dëshmorit ose invalid të luftës dhe me ligjin aktual të skemave pensionale të financuara nga shteti kanë të drejtën vetëm në një pension të vetëm. Unë këtë e kam konsideruar si shkelje të të drejtave të tyre, sepse në këto familje është derdhur gjak, por njëkohsisht është derdhur edhe djersë për kontributin në punë”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se kanë nisur reformat në këtë drejtim dhe tani janë duke punuar në koncept dukumetin I nderuar Kryetar i Kuvendit,
“Ne si MPMS duke ditur nevojën e realizimit të Reformës Pensionale në vend jemi duke punuar me prioritet në këtë reformë dhe në bazë të agjendës legjislative planifikojmë që koncept dokumentin e Reformës ta miratojmë në vjeshtën e këtij viti, për të vazhduar me hartimin e dy projekt ligjeve të cilët do të burojnë nga ky koncept Dokument”, është shprehur Reçica para deputetëve, raporton ekonomia online.