Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në një takim ambasadorin Zviceran Jean-Hubert Lebet me bashkëpunëtor.
Në këtë takim Ministri Reçica falenderoi Ambasadorin Lebet për ndihmën që ka dhënë shteti Zviceran për shtetin e Kosovës në vazhdimësi.
Gjithashtu e falënderoi për projektet e veçanta, të cilat i ka ofruar shteti Zviceran për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë gjithë kohës.
Ambasadori Lebet e uroi Ministrin Reçica për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit, përcjell EkonomiaOnline.
Në kuadër të projekteve u theksua Marrëveshja për sigurime sociale, e cila është tashmë gati e finalizuar dhe kërkon nënshkrimin nga të dyja palët.
Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që në javët e ardhshme të intensifikojnë veprimet, në mënyrë që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ministri Reçica theksoi se ka gatishmërinë për të shtyrë proceset përpara dhe do të bashkëpunoj ngushtë me miqtë tanë.