Arsimi duhet t’i përshtatet tregut të punës, theksohet në konferencën shkencore të UP-së

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 10:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fakulteti Ekonomik në kuadër të Universitetit të Prishtinës, me mbështetjen e UNDP-së dhe Komisionit Evropian, organizoi konferencën e parë shkencore ndërkombëtare “Shoqëria e bazuar në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik”.

Në këtë konferencë u theksua rëndësia e përshtatjes së arsimit për përmbushjen e nevojave aktuale të tregut të punës, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema tha se pa ndryshime në UP nuk mund të priten ndryshimet në Kosovë.

“Pa ndryshime në Universitetin e Prishtinës nuk ka ndryshim në Kosovë. Kjo konferencë ndërkombëtare ka për qëllim që të mbështesë zhvillimin e një bashkëpunimi më të mirë në mes të hulumtuesve dhe të zgjerojë komunikimin e hulumtuesve kosovarë me homologët e tyre kudo në Ballkan”, tha rektori Dema.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se zhvillimi ekonomik nuk mund të promovohet pa avancim të dijes.

“Nëse nisemi nga emërtimi i konferencës atëherë është në përputhje me MASHT-in, për të vendosur dijen si prioritet. Kërkojmë njerëz që të jenë të vetëdijshëm për tendencat aktuale”.

“Zhvillimi i përshpejtuar ekonomik nuk mund të promovohet pa u bazuar në avancimin e dijes, në aspektin shkencor, ashtu edhe në aspektin teknologjik dhe në njohuritë përcjellëse industriale”, tha ministri.

Bytyqi theksoi se, po ashtu tha se, organizmi i kësaj Konference është shembull pozitiv i angazhimit të Kosovës ndaj bashkëpunimit ndërkombëtarë, përmes praktikave të njohjes ekonomike dhe edukative.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi foli edhe për angazhimet e Ministrisë së Arsimit sa i përket përmbushjes së nevojave aktuale të tregut të punës, si një obligim i vazhdueshëm i institucioneve të arsimit.

Përfaqësuesja e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, tha se arsimimi i të rinjve është detyra më e rëndësishme aktualisht në Kosovë. “Tani është vërtetë koha që të krijohen vende të punës dhe të bëhet arsimimi më i mirë i të rinjve. Duhet të modernizohen kurrikulat”, deklaroi Roccasalvo.

Problemin e papunësisë dhe përshtatjen e arsimit për nevojat e tregut të punës, e theksoi edhe ministri i Punës e Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

“Tregu i punës në Kosovë ballafaqohet me shumë sfida përfshirë papunësinë e lartë dhe krijimin e vogël të vendeve të punës. Për të arritur synimin tonë duhet një përkushtim i përbashkët i institucioneve përgjegjëse”.

Ndërsa, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj u shpreh i bindur se studentët kosovarë janë të gatshëm të punojnë jo vetëm për ekonominë e Kosovës, por edhe në botë.
“ Jam i bindur që studentët tanë do të jenë të gatshëm të punojnë jo vetëm për ekonomimë e Kosovës por edhe të botës. Jemi të përkushtuar për inovacionet në Kosovë”, u shpreh Beqaj.

Përmes kësaj konference, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të Universitetit të Nic- ës (Francë), Universitetit të Linc- it (Austri) dhe Kieti- Peskara (Itali), synohet promovimi i ideve dhe projekteve të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë kësajkKonference, studentët e Fakultetit Ekonomik, shkencëtarë dhe hulumtues të tjerë do të prezantojnë kumtesa me tema të ndryshme, të cilat në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë do të publikohen në revistat shkencore të universiteteve të përmendura.

Të ngjashme