Konfirmohet nga klubi: Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Prishtinë | 01 Maj 2024 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen e ka konfirmuar edhe njëherë se trajneri Thomas Tuchel do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të sezonit.

Bavarezët dështuan ta mbronin titullin e kampionit, por janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Ata barazuan 2:2 në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në shtëpi.

E Dreesen tha se Tuchel do të largohet nga klubi në fund të edicionit.

“Ne të gjithë do të ishim të lumtur të fitonim Ligën e Kampionëve dhe më pas të ndajmë rrugët. Duhet ta vlerësoni vendimin në momentin kur është marrë. Ishte një situatë ndryshe”, ishin fjalët e tij.

Të ngjashme