Shpat Kasapi feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin emocionues

Prishtinë | 01 Maj 2024 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, feston sot ditëlindjen e tij të 39-të, ku dhe ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshortja e tij, Selvie Kasapi.

Partnerja e tij, Selvija nëpërmjet një postimi në rrejtët sociale ka bërë një urim emocionues, ndërsa shkruan “urime ditëlindjen burri im, mbreti i zemrës time”.

“Urime ditëlindjen burri im, mbreti i zemrës time. Dhe 100 jetë të kisha, prap do të kërkoja e do të doja çdo ditë e më shumë. Je gjithçka për mua, i vetmi im, pronari i zemrës sime. Me beso, Roeli eshte me fat qe te ka ne jete, shpesh te ngacmoj por ti je babai perfekt per Roelin, sa dashuri i jep, sa sakrifica ben, sa mundohesh per te. Roeli eshte krenar per ty e te do shume, me shume se mua Urime ditelindjen babi me i mire ne bote”, shkruan Selvia.

Kujtojmë se pak muaj më parë, Shpat Kasapi dhe familja e tij u shpërngulën për të jetuar në Shqipëri, ku duket se gjërat po shkojnë shumë mirë.

Çifti janë prindër të një djali, Roelit, 2 vjeç.

Më herët, Selvi Kasapi ka treguar se ishte në pritje të binjakëve, por e humbi njërin nga fëmijët dhe iu është dashur të luftojë për të shpëtuar Roelin. Ajo rrëfeu se medikamentet e marra gjatë shtatzënisë i kanë shkaktuar pasoja në shëndetin e saj dhe nuk e merr dot guximin që të bëjë fëmijë tjetër.

“Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.

Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut xh. sh. është më i mirë sesa dëshirat tona.”

Të ngjashme