Pas 10 viteve karrierë, Bella Hadid tërhiqet nga modelingu dhe ka një arsye të rëndësishme

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Pas 10 vitesh karrierë në pasarelë, si imazhi i shtëpive më të mëdha të modës, modelja e njohur Bella Hadid ka vendosur të tërhiqet nga modelingu.

Hadid ka vendosur që ti kushtojë më shumë rëndësi jetës së saj personale, duke u shpërngulur në Teksas me partnerin e saj, Adan Banuelo.

Modelja mori këtë vendim të rëndësishëm për t’i dhënë përparësi shëndetit të saj mendor dhe fizik vjen pasi vitin e kaluar ajo luftoi në me sëmundjen ‘Lyme’.

Pavarësisht suksesit të saj të mëparshëm në industrinë e modës, ajo zbuloi se kërkesat e modelingut nuk po e bënin të lumtur atë.

Jetesën në Teksas, Hadid e përshkruan si “kohën më të mirë”, duke treguar se këtë qytet ajo ka gjetur qetësinë dhe lumturinë, pasi i ka kushtuar më shumë rëndësi gjërave që ajo ka dëshirë dhe vetes së saj.

Të ngjashme