Albin Kurtin nuk e shpëtojnë zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 19:54 | Nga Adil Behramaj

Albin Kurtin nuk e shpëtojnë zgjedhjet e parakohshme. Atë mund ta shpëtojnë vetëm mashtrimet që mund t’i ketë planifikuar për zvarritjen e tyre.

Partitë e opozitës, dy kryesoret, nuk rriten duke e sulmuar njëra-tjetrën. Por, duke u sulmuar ato ia bëjnë shërbimin më të madh Albin Kurtit.

LDK-ja, e cila është kafshuar më së shumti në zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të shqetësohet vetëm për rikthimin e elektoratit të saj, sepse pa u rikthyer ajo në shtratin e saj elektoral, as Albin Kurti nuk rikthehet në të vetin.

Po përfundojnë ditët e Kurtit. Po afron dita e popullit!

Të ngjashme