Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Elmi Reçica gjatë takimit me deputetët nga diaspora nga radhët e PDK-së ka ftuar të gjithë qytetarët nga diaspora të cilët janë të regjistruar për votim me postë, që të votojnë PDK-në.
Nga ky takim ai ka shpërndarë edhe disa foto me kandidatët për deputetë të kësaj partie nga diaspora.
Postimi i plotë:
Ftojmë të gjithë qytetarët tanë në diasporë, të cilët janë regjistruar për votim me postë, që nga data 2 shkurt të votojnë në mënyrë masive për PDK-në, sepse vota e juaj është votë për ruajten dhe rimëkëmbjen e shtetit.
Fotot nga takimi i përbashkët i Departamentit për Diasporë me Haki Morinën, Arben Dautaj dhe Ibrahim Ceka – kandidatë të PDK-së nga Diaspora.