Redmi Note 7 Pro vjen me kamerë 48MP dhe 128GB hapësirë ruajtëse

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Siç u paralajmërua më herët, këtë javë u prezantua zyrtarisht telefoni Redmi Note 7 Pro. India është tregu i ri i popullarizuar në botë për shumë prodhues të telefonave, kështu që pas lansimit të modelit Galaxy A10, Redmi vendosi ta zyrtarizojë Note 7 Pro në Indi.

Redmi Note 7 Pro vjen me të gjitha tiparet e pritshme, të cilat ishin gjithashtu subjekt i informacioneve të zbuluara më herët, dhe kështu ofrohet çipseti Snapdragon 675, kamera kryesore 48MP, 128GB hapësirë ruajtjeje, shkruan Koha Ditore.

Image

Çipseti i telefonit e ka një CPU tetëbërthamësh @ 2GHz, dhe çiftëzohet me GPU Adreno 612. Kamera 48MP në anën e pasme është Sony IMX586 dhe është një azhurnim në krahasim me sensorin GM1 të Samsungut, të cilin e ka modeli Redmi Note 7 dhe shumë telefona të tjerë të segmentit të mesëm. Note 7 pro vjen në dy opsione të memories dhe hapësirës për ruajtje: 4GB RAM + 64GB hapësirë për ruajtje dhe 6GB RAM + 128GB hapësirë ruajtëse, së bashku me një sllot microSD.

Ekrani ka madhësinë prej 6.3 inçësh me mbrojtje Gorilla Glass 5 (e cila është e pranishme në panelin e pasmë), ndërsa kapaciteti i baterisë është 4000mAh. Telefoni mbështet Quick Charge 4, por vjen me një mbushës të zakonshëm prej 10W në paketim.

Redmi Note 7 Pro do të jetë në dispozicion në treg nga 13 marsi në varietetet Nebula Red, Neptune Blue dhe Space Black. Disponueshmëria dhe çmimet për tregun global ende nuk janë konfirmuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme