Reformat të domosdoshme – debat i ashpër në Komision për buxhetin e dedikuar për arsim

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 12:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport kanë shqyrtuar raportin e auditimit “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”, raporton Ekonomia Online.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike u shoqërua me debate ndërmjet kryetares Hykmete Bajrami, deputetëve të VV-së dhe ministres së Arsimit Arbëri Nagavci.

E krejt kjo ndodhi pasi që Nagavci tha se Qeveria Hoti ka shkurtuar buxhetin për arsim. Ndërsa Bajrami tha se Qeveria Kurti nuk ka ndarë asnjë cent për sektorin e arsimit.

Nga aty u tha se një numër i madh i kurikulave nuk janë shikuar që nga viti 2013, e që për deputetët rishikimi i tyre është i nevojshëm të bëhet çdo vit.

Bajrami tha se është sfidë që të tejkalohen ligjet e arsimit në Kuvend pasi që kërkohen 2/3 e votat.

“Në vitet e fundit kemi pasur një rënie të interesimit për profilet shkencore. Sot te ne teknolog të ushqimit kompanitë duhet ti marrin prej vendeve të ndryshme dhe ne nuk kemi arritur të zhvillojmë politika të tilla. Ne nuk kemi përmirësim të kualiteteve të teksteve, sot ka shumë paqartësi. Cili është plani i kompensimit për orët e hun bura dhe si do ta organizon planin për vitin e ardhshëm akademik. Në Qeverinë Kurti as edhe një cent nuk është ndarë për sektorin e arsimit. Në vitin 2020 kemi pasur rënie të hyrave për 300 milionë euro dhe për kanw pasur edhe ulje të buxhetit”.

“Politikbërja në arsimin profesional nuk ka qenë e mbështetur. Nuk është e domosdoshme që arsimi të jetë përherë në shërbim të tregut të punës Punëtorit e kanë të vështirë të bashkëpunojë me arsimin profesional dhe kjo lidhet me çdo hallkë të sistemit të arsimit”.

Deputeti Eman Rrahmani ju drejtua Bajramit se nuk po e bënë punën siç duhet.

“Kryetare ju po e keqpërdorni detyrën dhe këto të gjetura kanë të bëjnë me punën tuaj dhe keq qeverisjes tuaj dhe fajtorë jeni edhe ju dhe është mirë që të mos keqpërdorni foltoren aty”.

Bajrami ka reaguar ashpër edhe ndaj deklaratës së deputeti Imet Rrahmani pasi ky i fundi i tha se po e keqpërdor detyrën.

Ajo shtoi se VV-ja duhet të mësohet me opozitën pasi që për 15 vite kanë akuzuar vazhdimisht partitë.

“Jam shumë e vetëdijshme se nuk jam duke e keqpërdori detyrën, pyetja ime se sa do të rritet buxheti ka të bëjë me raportin dhe të gjeturat tregojnë se nuk ka pasur vëmendje dhe nuk ka as tani për shkak se ju e dini se 15 vjet nuk keni lënë parti pa e akuzuar dhe tani duhet të mësoheni me opozitën dhe reforma në arsim është e nevojshme”.

Ministrja e ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbëria Nagavci, ku tha se një nga prioritet mbetet përmirësimi i arsimit profesional dhe ofrimi i praktikës.

Nagavci tha se janë në proces të konkursit për tekstet e reja mësimore, ku gjatë këtij viti do të jetë në Kuvend edhe ky projektligj.

Ndërsa për mos vijimin e mësimit të më shumë se 400 nxënësve në Kamenicë, Nagavci tha se asnjë vendim i saj nuk ka qenë politik, por vetëm obligim për t’u siguruar të gjithë nxënësve mësim të rregullt.

Nagavci tha se planifikojnë që vitin e ri shkollor ta fillojnë me prezencë fizike në shkolla, mirëpo duke mos përjashtuar edhe skenarët e tjerë.

“Një nga qëllimet tona ka të bëjë me shkollat profesionale, synimi jonë është që të përmirësojmë gjendjen në arsimin profesional sidomos në ofrimin e praktikës. Do të krijojmë mundësi për përmirësimin e performancws së shkollave profesionale”.

“Ne jemi në proces të konkursit për tekstet e reja mësimore, ne e kemi në agjendë projektligjin për tekstet dhe do të jetë në kuvend gjatë këtij viti, gjetjet janë shqetësuese dhe situata me tekste nuk është e mirë. E keni dwgjuar edhe në ekspoze të kryeministrit se arsimi është një nga pesë temat se ai kërkon konsensus. Asnjë nga vendim mija nuk ka të bëjë me ndërhyrje politike por është obligim i imi që të sigurohemi që të gjithë fëmijët të ndjekin fëmijët mësimin në rregull dhe më shumë se 400 fëmijë nuk vijojnë mësimin në shkollat e Kamenicës, dhe sikur të kishim fëmijët që nuk do vijonin  mësimin në Prishtinë do të ishte mjaft shqetësuese”.

“…ajo që unë kam ndërmarr ka qenë nxjerrja e një vendimi të mësimit alternativ dhe kërkoj edhe bashkëpunimin që në shtator të gjendet një zgjidhje përfundimtare dhe të fillojë procesi i mësimit i rregull. Buxheti për Ministrinë nuk mund të merret vendim menjëherë sot, nuk është vendim i imi por që Komisioni i jep vendimet e veta mirëpo buxheti për vitin 2022 do të përmbushë të gjitha nevojat”.

Deputetja Mirlinda Sadiku ka prezantuar raportin, ku tha se nga të gjeturat ka rezultuar që arsimi profesional nuk është kombinuar me tregun e punës në vend.

“Në auditim janë përfshirë edhe institucionet e arsimit profesional. Të gjitha palët janë përgjegjëse për zbatimin e kurikulave. Nga të gjeturat e raportit rezulton se arsimi profesional nuk është kombinuar me tregun e punës Kosova në vitin 2019 programet ekzistuese karakterizohen me mungesë të praktikës profesionale dhe një numër i madh i kurikulave nuk janë shikuar që nga viti 2013”.

Kryetari i Komisionit për Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport Ardian Gola tha se fokus duhet të jetë zhvillimi i teknologjisë.

“Në çfarëdo plani që ne do të orientojmë do të duhej që ne të fokusohemi në zhvillimin e teknologjisë, për shkak se në Kosovë krejt orientimi i shkollimi ka qenë nëpër gjimnaze dhe të orientohesh në shkollimet profesionale ka qenë stigmatizuese dhe për pasojë e kemi pasur një mashtrim masiv duke ushqyer apetitet që të gjithë me punuar në zyre”.

Deputetja nga AAK-ja Albena Reshitaj tha se do të përkrahë çdo nismë e cila ka të bëjë me reformën në arsim.

“Ne si Komision do të punojmë në përkrahje të çdo nisme të reformës së thellë të sistemit arsimor në Kosovë, 263 milionë euro nga buxheti total i ministrisë kanë shkuar për paga ndërsa 22 milionë për arsim profesional dhe kjo tregon çfarë rëndësie ka pasur arsimi profesional në vend”.

Ndërsa deputeti nga radhët e PDK-së Fadil Nura tha se nuk është krejt zi, derisa ka shtuar se duhet bashkëpunuar për reformat në arsim, raporton EO.

“Sa i përket arsimit profesional ka edhe storie suksesi është qendra  e kompetencave në Skenderaj në të cilën ka nxënës nga gjithë regjioni kështu që nuk është krejt zi por duhet me punuar bashkërisht në reformën që kërkojmë”.

Të ngjashme