Refuzimi për t’u vaksinuar, Gjokoviq s’lejohet të marrë pjesë në US Open

Prishtinë | 21 Kor 2022 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Novak Gjokoviq nuk do të lejohet të luajë në US Open pasi ka refuzuar të vaksinohet kundër COVID-19.

Organizatorët e US Open kanë thënë se do të respektojnë rregullat e qeverisë për vaksinimin e plotë të joshtetasve për të hyrë në vend, duke përjashtuar mundësinë e Gjokoviqit.

Qëndrimi kundër vaksinës i Gjokoviq ka qenë i mirë-dokumentuar. Në janar 2022, ai u deportua nga Australia Open në Melburn për shkak të refuzimit të tij për t’u vaksinuar.

Gjokoviq, 35 vjeç pati thënë se nuk do ta merrte vaksinën vetëm për të konkurruar në turne.

Ish-numri një në botë i tha BBC-së në shkurt se ai kishte vaksina si fëmijë dhe se ai nuk ishte “kundër vaksinimeve”.

Ai shtoi: “Unë gjithmonë kam mbështetur lirinë për të zgjedhur atë që vendosni në trupin tuaj”.

Gjokoviq shpresonte të garonte në Flushing Meadoës muajin e ardhshëm, por nuk do të rrezikonte përsëritjen e furisë së dëbimit që kaloi në Australi, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme