“Refuzimi i takimit të Thaçit, nga LDK e VV i papërgjegjshëm”

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 18:05 | Nga

Profesori Rrahman Paçarizi, deklaroi se refuzimi i takimit të presidentit në takimin konsultativ, nga LDK dhe VV, është një qasje e papërgjegjshme nga dy partitë.

“Nuk e kisha prita një qasje nga LDK dhe VV, pasi që ato nuk e kanë deklaruar se nuk e njohin presidentin. Ato duhet t’i lënë anash inatet dhe të takohen presidentit. Unë mendoj se qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të humbur. Për mua ishte një sjellje e papërgjegjshëm nga VV që ka dalë me vota e par dhe nga LDK e cila ka deklaruar se është institucioni. Nga Lista Serbe është e prishem, pasi që ato duan ta rrisin pazarin. Lista serbe i ka obligimet e veta më shumë ka Serbia se sa nga Kosova, bile as për serbët e Kosovës”, tha Paçarizi në RTK.

Sipas tij ka tendenca nga partitë që të mbahen prapë zgjedhje të parakohshme. Ai tha se në ditën e mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, do të shihet se si do të shkon procesi.

Kurse Albert Krasniqi përgjegjës për monitorimin e Kuvendit të Kosovës, nga instituti Demokratik i Kosovës, tha se presidenti është dashur të përfaqësoj unitetin e vendit. “As në kushtetutë nuk përcaktohet të ketë takime të tilla”, tha ai.

Sipas tij deklarimet e LDK-së për presidentit, janë qesharake. “Ata e njohin kur u konvenon presidenti”, tha ai.

Ai tha se para organizmit të çfarëdo zgjedhjeve duhet të bëhet reforma zgjedhore.

Ndryshe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit më 3 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme