Liverpool e ka refuzuar ofertën e Romës për mbrojtësin kroat, Dejan Lovren.
Propozimi i skuadrës italiane ka qenë që ta marrë futbollistin 30 vjeçar në huazim, për ta blerë më vonë; mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga klubi anglez, shkruan Goal.
Kujtojmë se më parë edhe klubi Juventus ka qenë i interesuar për futbollistin në fjalë.